Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, po vazhdon përplasja midis deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fjalën e tij, deputeti i LDK’së, Hatim Baxhaku ka zbuluar se një njeri i afërt i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka telefonuar atë në orët e vonshme, për të mos e votuar Qeverinë Hoti.
“Një bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të juaj, Kurtit, ditë më parë më ka telefonuar në orën 22:00 të natës, që të më thotë mos e voto Qeverinë Hoti”, ka thënë Baxhaku.







