E zakonshme: Vonohen deputetët, seanca e Kuvendit nuk nis në kohë

Seanca e Kuvendit që parashihej të fillonte në orën 10:00, nuk ka nisur ende.

Në sallën ku mbahen seancat, nuk kanë arritur ende deputetët.

Kjo nuk është diçka jo e zakonshme për Kuvendin e Kosovës pasi që edhe në legjislaturat e kaluara, seancat rëndom gjithmonë kanë filluar me vonesë për shkak të mos-paraqitjes së deputetëve.

Në rendin e ditës së seancës së sotme janë këto pika:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3.Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm,

4.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

5.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

6.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

8.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,

9.Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.