E zakonshme në Qeverinë Kurti: Ministria e Arben Vitisë punëson vëllain e nënkryetarit të VV-së në Vushtrri

Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë po vazhdon me punësimet e të afërmeve e familjarëve të partisë. Kësaj radhe ‘fatlum’ ka qenë vëllai i nënkryetarit të Vetëvendosjes në Vushtrri, Sylejman Mehollit, Mensur Meholli. Madje ‘fatlum’, dy herë.

Në listën e siguruar nga “Gazeta Insajderi”, emri i Mensur Mehollit për të njëjtën pozitë, si staf mbështetës nëpër klinikat me Covid-19 figuron dy herë. Ai është punësuar në këtë pozitë në komunën e Vushtrrisë dhe në atë të Mitrovicës.