Vrasja

“E vrava gruan”, Edmond Lajqi u dorëzua vet në polici për krimin ndaj bashkëshortes së tij

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

Raportohet se personi i dyshuar për vrasjen e gruas së tij është Edmond Lajqi.

Sinjali ka raportuar se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Burimet e Sinjalit po ashtu kanë bërë me dije se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka thënë se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se e privoi nga jeta bashkëshorten e tij.

“Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi./Ballkani.info/