E vrau gruan me shufër metalike, Nuhi Mavrovqanit i ulet dënimi nga i përjetshëm në 25 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur fajtor Nuhi Mavrovqanin dhe e ka dënuar me 25 vite burgim, për vrasjen e gruas së tij, në Berivojcë të Kamenicës.

Nuhi Mavrovqani më 25 korrik 2021 kishte privuar nga jeta gruan e tij, raporton Indeksonline.

Nuhi Mavroqani ishte arrestuar më pas, ndërsa procesi hetimor kishte nxjerrë në dritë mënyrën se si ishte kryer ky krim.

Gjithçka kishte nisur pas një zënke që në familje, ku më pas kishte goditur me shufër metalike gruan e tij, e cila më pas edhe kishte ndërruar jetë.

Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të papërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.

Me këto veprime gruas i janë shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka ka qenë fatale për viktimën.

Ndërkohë, qifti Mavroqani ka tre fëmijë. Ata janë marrë në përkujdesje nga gjyshërit e tyre, ndërsa në ndihmë ju ka dal edhe Qeveria e Kosovës, që kohë më parë ka ndarë 20 mijë euro për ta.