E vranë një vit më parë, hajnat tash plaçkitin shtëpinë e Izet Demajt

Ende pa u bërë një vit nga vrasja në detyrë e policit, Izet Demaj, familja e të ndjerit ka marrë një goditje të radhës. Shtëpia e familjes se Izet Demaj është plaçkitur të shtunën që lamë pas. vjedhja besohet se ka ndodhur në kohën kur familja Demaj nuk ndodhej në shtëpi.

Hajnat kanë vjedhur gjësende me vlerë, por që ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë dhe sa është vlera e dëmit.

Lidhur me këtë rast Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçin.

Nikçi tha se prokuroria ka autorizuar policinë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e kryesve të kësaj vepre penale”, tha Nikçi.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve.

E akoma nuk dihet se çka është vjedhur në këtë shtëpi, policia ka thënë se informacione më të detajuara do të jepen pasi të kapen të dyshuarit.

Izet Demaj nga Vrella e Istogut, u vra në detyrë në dhjetorin e vitit të kaluar nga hajni Kamer Metaj, gjatë kohës sa po plaçkitej një bankë në Istog. Demaj kishte tentuar ta parandalonte vjedhjen.

loading…