E veshur me veshje sportive, Greta Koçi thekson linjat trupore

Edhe pse nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor ende, këngëtarja është aktive me postime në rrjete sociale.

Dhe, Greta Koçi sot (e hënë) ka ndarë imazhe të reja e cila tregoi linjat e formësuara trupore.

Për këtë paraqitje, ajo ka zgjedhur veshje sportive me ngjyrë të bardhë dhe të zezë duke mos munguar edhe makijazhi i errët i cili është edhe i preferuari i këngëtares.

“Me te bardha veshur”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit në të cilin mori pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj.

Ndërsa në hapësirën për komente nuk munguan reagimet nga kolegët dhe miqtë.