E turpshme | Vetëvendosje kishte mbështetur protestat në Shqipëri, tani kundërshtojnë grevat në Kosovë

Më 11 prill 2021, deputetët e Lëvizja Vetëvendosje nga Kuvendi i Kosovës së bashku me kandidatët për deputetë të këtij subjekti politik në zgjedhjet e atjeshme, kishin protestuar së bashku në Shqipëri.

Enver Dugolli ishte parë duke mbajtur një fjalim para turmës teksa prapa tij qëndron pankarta “Për ne, jeni pushtues”. Aty i pranishëm ishte edhe deputeti tjetër i LVV-së, Agon Batusha.

Nga sot sektori publik në Kosovë ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.

E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën dhe pezulluar kontratat. /Demokracia.com/