E turpshme, hajnat thyejnë shtëpinë ku po ruheshin gjësendet e heroit Agim Qelaj – familja preket rëndë

Hajnat kanë thyer shtëpinë e vëllait të heroit Agim Qelaj, Besimit, në Pejë ku nga aty kanë vjedhur gjësende që familja po i ruante si kujtim nga Agimi, raporton një sinjalizues i Gazetës Sinjali.

Të afërm të heroit Agim Qelaj, kanë njoftuar se janë prekur thellësisht nga akti i vjedhjes si dhe u kanë bërë apel personave që i kanë vjedhur gjësendet e heroit t’i kthejnë ato.

Madje në një postim publik në Facebook, personave që i kanë gjësendet u është lënë edhe një mundësi, që nëse i kthejnë ato do të kompensohen me 3 mijë euro.

“Janë marrë gjësende të heroit tonë Kombëtar Agim Binak Qelaj, besojmë se nuk janë marrë për qëllime të këqija, për këtë arsye pason shpërblimi nese kthehen, thjeshtë nëse vetëm hidhen në oborr të Besimit ose timin (Endrit Berisha)! Shpërblimi është 3,000 euro. Gjësendet nuk e kanë kurrë atë vlerë, por janë me vlerë emocionale për familjen sepse janë gjërat (shenjat) e vetme që familja i ka prej Agimit”, thuhet në thirrjen e të afërmve të familjes Qelaj.

Foto: Agim Qelaj