E trishtë: Përmes një mesazhi të dhimbshëm, Çun Lajçi zbulon se ka humbur dëgjimin thuajse tërësisht

Çun Lajçi ka bërë të ditur se ai po humbet dëgjimin pothuajse tërësisht.

Çun Lajçi, është një muzikant, autor, aktor teatri, aktor filmi, mësues drame dhe aktivist shqiptar.

Ai është i famshëm për recitimin e lahutës së Malësisë, gjithashtu një lojtar i lahutës.

Lajci ka luajtur mbi 200 role dhe ka qenë në 30 filma teksa mbetet një ndër artistët më të nderuar shqiptar.

Së fundmi ai ka bërë të ditur se ishte në një vizitë rutinë për vesh teksa aty edhe ka marrë lajmin e hidhur që nuk do të dëshironte ta merrte asnjëherë.

Çuni tha se tashmë është duke humbur dëgjimin e tij tërësisht në të dy veshët, pasi atij i ka mbetur vetëm 30% dëgjim në njërin vesh, më poshtë gjeni postimin e plotë të artistit.

Postimi i plotë: 

“E trisht
Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh
Dhe
Fatkeqësisht njeni vesh papritmas e ka humbë ndëgjimin.
Tjetri edhe 30% funkcionon!
Pse?
S’e diti as doktori!
Nese m’shurdhohet edhe ky tjetri, do t’me mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!
Për tjetër gja shnosh!
Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë
Mos u hatroni
S’e kam nga mendjemadhësia
E trisht!”