Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit u kapën në një motel nën dyshimet se kishin kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas policisë tre të dyshuarit janë gjetur rreth orës 22:00 së bashku dhe dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan 22.10.2020 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën f/k, e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.