E tmerrshme! Shqiptari në Itali mbyllë në shtëpi bashkëshorten me 4 fëmijë për t’i vënë më pas zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Një 47-vjeçar ka mbyllur brenda në shtëpi bashkëshorten 37-vjeçare dhe katër fëmijët, duke i vënë më pas zjarrin banesës.

Fatmirësisht, gruaja dhe fëmijët kanë arritur të shpëtojnë falë djalit të madh. Ky i fundit ka ndihmuar nënën dhe motrat e vëllezërit për të dalë nga shtëpia. Ndërsa, 47-vjeçari mësohet se ka përfunduar i djegur aksidentalisht. Fëmijët kanë qenë të moshës 5, 17, 19 dhe 20 vjeç.

Nëna e fëmijëve ka mbetur e asfiksuar, e si pasojë është shtruar në spital. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrëfikësit dhe policinë. Ata kanë mbërritur në momentin kur 47-vjeçari është gjetur i pajetë. Ngjarja ka tronditur Civitella del Tronto, ku jetonte familja shqiptare.