E tmerrshme: Shitësit të cigareve ia kallin duart në një kafene në Prishtinë dhe qeshin me të

Një gjest i ulët ka ndodhur në një kafene të Prishtinës, ku kamerierët kanë zgjedhur të tallen keq dhe rrezikshëm me një cigareshitës.

Reporteri.net ka publikuar një video të momentit kur një cigarexhiu të njohur në Prishtinë, iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.

https://video.gjirafa.com/video-1607421795-mp4

Cigarexhiu e përjetoi rëndë, duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur, ndërkohë që ata që i vunë flakën qeshin dhe e tallnin.

Siç edhe shihet në video cigarexhiu vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mundohet të shmanget nga tavolinat ku iu kurdis gjithçka.

Të qeshurat, ndërkaq, vazhduan me disa sekonda dhe askush nuk e mori mundin ta qetësonte e as t’i ofronte ndonjë ndihmë cigareshitësit.