E tmerrshme! Rrëmbyen, droguan dhe përdhunuan një 19-vjeçare, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

E rrëmbyen, e droguan, e përdhunuan për 3 ditë pa mëshirë në apartamentin e tyre në kryeqytetin grek, e më pas 2 shqiptarët të moshës 20 dhe 21 vjeç u larguan për pushime në ishullin e Mikonos, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, sikur mos t’i kishin falur momente tmerri vajzës 19-vjeçare.

Sipas mediave lokale, 2 të rinjtë shqiptarë janë arrestuar gjatë paradites së djeshme nga policia e Mikonos, pas denoncimit të 19-vjeçares e cila mbërriti në komisariat në një gjendje të keqe shëndetësore dhe nën efektin e drogës.

Gjithçka nisi me shkëmbimin e disa mesazheve në Facebook, nga ku njeri prej djemve dhe 19-vjeçarja edhe ranë dakord që të zhvillonin një takim mes tyre të mërkurën e kaluar.

Por ky takim ishte makthi nga i cili prej 3 ditësh 19-vjeçarja nuk po zgjohej dot.

I riu shqiptar e çoi vajzën e re në shtëpinë e tij, por sapo ajo hyri brenda zbuloi që ata nuk do të ishin vetëm, aty priste edhe shoku tjetër.

19-vjeçarja i tregoi policisë, se 2 djemtë i dhanë asaj të pinte një pije, në të cilët dyshohet se kishte edhe lëndë narkotike, në atë moment nisën 3 ditët e tmerrit për të…

Dy shqiptarët gjatë paradites së sotme janë paraqitur përpara hetuesit për të treguar detajet e 3 ditëve që mbajtën në apartament 19-vjeçaren.

Ata akuzohen për rrëmbim, përdhunim në grup, posedim dhe përdorim droge.