Një rast i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku një qytetar ka gjetur një qese me eshtra.

Ky person qesen me eshtra e ka gjetur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka gjetur kockat e dyshimta për mbetje mortore.

Eshtrat ende nuk dihet se kujt i përkasin, prandaj kjo qese është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.