E tmerrshme! Po e dërgonte vajzën me temperaturë në pediatri për shërim, mjeku kosovar me sjellje arrogante e hodhi jashtë

Një qytetare e Kosovës është ankuar në sjelljen e një pediatri derisa dje po e dërgonte vajzën e saj për shërim në “Pediatri”.

F.K. pretendon se Dr. Valon Krasniqi ka pasur sjellje të keqe me të, pasi e kishte dërguar vajzën me temperaturë, ethe dhe buzë të nxira për të marrë trajtim mjekësor.

F.K. shton se mjeku në fjalë me sjellje arrogante e kishte hedhur jashtë “pa pikë turpi e pa asnjë sjellje etike të mjekut”.

Pas kësaj sjelljeje, zonja në fjalë thotë se ka qarë në zë.

Më pas ajo ka marrë trajtim në Nefrologji.

Lexoni ankesën e plotë të botuar në Network Prishtina:

Mbrëme, Ora 10:59

Dua(vajza ime) ishte me temperaturë 39, ethe dhe buzet e nxira ku u detyrova të nisem shpejt në pediatri emergjente. A thua cila nënë shkon per qejfi në emergjencë te pediatrisë? Zotri Dr. Valon Krasniqi “Pediatër” kujdestarë, pa asnjë pikë kulture dhe edukate me drejtohet me:

Ku je nis pa udhëzim?????? U drejtova me urdhëro? Vajza ime është me temperaturë 39 ethe dhe e kaq e lodhur e Ju po kërkoni udhëzim?.

Mu drejtua: Ani prit deri në mëngjes edhe e dergon ne ambulancen ku banon, me gjakftohtësi e mos te flas per sjellen arrogante që kishte “Pediatri”. Më hodhi jashtë, pa pikë turpi e pa asnje sjellje etike te mjekut, e lerë më të kishte sjellje te një pediatri te fëmijëve, ku obligim e ka shpëtimin e jetës se fëmijes. Dola duke qajt në zë se ku po jetojmë e ne cfarë shteti, qe fëmija mundet me pagu shtrenjtë për shkak të një Pediatri të padisponuar për punë dhe askush nuk mund të jap pergjegjësi për gjeste të tilla. Me shpejtësi shkova në katin e tretë në Nefrologji normalisht duke qajt në ze dhe ju drejtova ekipës së Nerfologjisë për ndihmë për Duan. E falenderoj nga zemra dr.Lumnije Islamaj që e mori dhe e kontrolli Duan me sjellje shembullore sic i takon një mjeku. Kam respekt të veçantë për cdo punëtor të shëndetësise, sidomos per kohën qe jemi duke e kaluar tani, ku heronjte tanë janë mantilbardhët, por cifti i “dr.Valon Krasniqit” nuk e meriton te jetë pjesë e vendit ku kërkohet ndihma shëndetësore me atë arrogancë, pasjellshmëri dhe joetikë gjatë punes, sado profesionist që të jete ai.