E tmerrshme: Ky person nxjerr organin gjenital, ndjek gratë në rrugë të Prishtinës!

Një person në Prishtinë dyshohet se është duke bërë veprime të pahijshme në publik, saktësisht në Komunën e Prishtinës.

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” është raportuar se personi në fotografi nxjerr organin gjenital në pbulik dhe i ndjek nga pas gratë që kalojnë.

Sipas tyre, ky gjest i ulët më së shpeshti ndodh te kampusi i Universitetit të Prishtinës.

Edhe reagimet e qytetarëve kanë qenë të menjëhershëme pas publikimit të rastit.

Madje, aty thuhet se personi në fjalë është dërguar në polici dy herë për shkak se e kishte penguar një person gjatë punës së tij, e ai është dërguar për në psikiatri por e kanë liruar.