Gjilan

E tmerrshme! Keqtrajtohet seksualisht një femër në Gjilan, arrestohen dy persona

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona në Gjilan, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqtrajtuar seksualisht një vajzë.

Lajmi është bëri i ditur nga Policia e Kosovës e cila përmes raportit 24 orësh ka treguar se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan N.N.2021-NN. Me 16.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë  nën dyshimin se të njëjtit  e kanë keqtrajtuar seksualisht viktimën femër  kosovare. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.