E tmerrshme! Hajni i armatosur ia merr paratë në kuletë punëtorit në një pompë të benzinës në Pejë

Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e punës në një pikë të karburanteve në Pejë, një i panjohur nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur viktimës paratë që ka pasur në kuletë.

I dyshuari më pas ishte larguar.

Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.