Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës serbe që i jep të drejt ofendimeve raciste ndaj shqiptarëve.

“Sot, Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: “albanci””, ka shkruar Kamberi, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë i deputetit: