E tmerrshme: E mbytë foshnjën duke ia zënë frymën me jastëk, e pëson keq edukatorja VIDEO

Edukatorja nga Ukraina, 51 vjeçare është arrestuar nga autoritetet e vendit për shkak se vrau foshnjen duke i zënë frymën me jastëk.

Ngjarja ka ndodhur një javë më par, me 29 maj. Ndërkaq arrestimi ka ndodhur pasi janë publikuar pamjet e tmerrshme.

Policia ka njoftuar se vajza ka vdekur nga të vjellat për shkak të probleme të frymëmarrjes pasi i shkaktoi edukatorja me jastëk.

E në vend që edukatorja Irina Sukhanova, të raportojë në polici ajo madje ka tentuar t’i zhdukë pamjet nga kamerat, por policia i ka rikthyer ato si prova që shërbyen për arrestimin e saj.

Sukhanova para policisë ka thënë “Ajo që unë i vendosa fëmijës ishte vetëm një forcues special e cila do të shërbente për mbrojtjen e fëmijës nëse ajo rrëzohej, kështu nuk do të lëndohej.”

Ajo është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar edhe më tutje për shkak se kishte hapur edhe një çerdhe pa leje të autoriteteve./

Më poshtë shikoni pamjen e tmerrshme: