E thotë Pacolli: Investimi nga kompania franceze ishte miratuar nga qeveria Hoti por e anuloj ajo e Kurtit

Dje ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar për raportimet rreth largimit të investitorëve nga Kosova duke thënë se nuk është i vërtetë, kurse sot ka reaguar përsëri deputeti nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, duke thënë se investimi nga kompania franceze ishte miratuar nga qeveria Hoti por ishte anuluar nga qeveria Kurti.

Ministria që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, përmes një komunikate ka thënë se lajmi që investitorët e huaj po largohen nga Kosova nuk është i vërtetë.

E sot përmes një komenti Behgjet Pacolli, ka thënë se investimi i kompanisë franceze ishte miratuar nga qeveria Hoti, ndërsa qeveria Kurti e kishte anuluar këtë vendim dhe e kishte dërguar në rishqyrtim.
“Ky investim i kësaj kompanie franceze ishte miratua nga Qeveria Hoti dhe Qeveria Kurti e kishte anuluar vendimin e Hotit dhe e kishte dërguar në rishqyrtim. Ndërkohë asgjë nuk kishte ndodhur dhe kjo ndërmarrje kishte vendosur të tërhiqej nga Kosova”. ka shkruar Pacolli.

Për largimin e këtij investitori kishte reaguar edhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, i cili kishte bërë të ditur se një investitor është larguar nga Kosova, për të shkuar në Maqedoni të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të kryej procedurat për më shumë se 3 vite.

Ndërsa nga ministria e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, kanë insistuar se Kompania “Akuo Energy”, i ka konfirmuar sot ministrisë se nuk po tërhiqet por se nga projekti investues në Kosovë, por ka edhe projekte tjera në rajon.