E thotë analisti i njohur: Haradinaj më i ndjeshmi në raport me Amerikën, edhe ushtrinë e bëri në konsultim me ta

Milaim Zeka ka vlerësuar se ish-kryeministri Ramush Haradinaj gjithmonë ishte më i ndjeshmi për sa i përket raporteve me SHBA-të.

Zeka madje në Politiko tha se Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër i vendit, edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka telefonuar e bashkëpunuar me SHBA-të, dhe se “në Kosovë nuk bëhet asgjë pa aminin e amerikanëve”.

‘Te raportet me SHBA-të Ramush Haradinaj gjithmonë ka qenë më i ndjeshmi dhe e ka treguar me vet sakrificën e tij, kur ka dhënë dorëheqje kur amerikanët i dhanë memorandum për shkak të taksës 100%. Haradinaj edhe Ushtrinë nuk e ka bë pa konsultë me amerikanët, i ka thirrë ka bërë telefonata me gjeneralët më të mëdhenj amerikanë dhe u ka thënë a po e bëjmë a jo. Haradinaj e dinë një gjë, që në këtë vend s’bëhet asgjë pa e marrë aminin e Amerikës”, tha Zeka.