E theren me thikë në derë të banesës, policia në Pejë arreston tre të dyshuar për tentim vrasje

Mbrëmë më datë 15 prill 2021 rreth orës 20:55, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën “ Fehmi Agani” në Pejë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty ka takuar viktimën i cili deri sa ishte ne derën e banesës është sulmuar nga persona te panjohur me mjete të mprehta, viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë. 

Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 16.04.2021 rreth orës 13:30, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar:

F.U. i lindur me 2001

M.Q.i lindur me 1999

E.L.i lindur me 2000