FC Prishtina nuk di të këndellet.
Bardhekaltrit janë mposhtur edhe nga Dukagjini në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së futbollit.
Prishtinasit humbën si vendës me rezultat 0:1 në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali. Klinasit festuan falë golit të shënuar nga Altin Mërlaku në minutën e 18-të.
Prishtina është duke e përjetuar një prej krizave më të thella ndonjëherë duke mos e shijuar fitoren qe nëntë ndeshje radhazi.
Bardhekaltrit e kishin regjistruar fitoren e fundit pikërisht kundër Dukagjinit.
Kryeqytetasit e shohin veten në vendin e gjashtë, gjithnjë e më larg zonës që çon në Evropë.
Me pikë të njëjta tash është edhe ekipi gjelbër e bardhë, i cili me dy fitore radhazi iu largua sadopak zonës së ekipeve të rrezikuara për të rënë nga liga.







