E tepron Haki Abazi: Na nevojiten 200 veta në Ambasadën e Kosovës në Bruksel

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë se në ambasadën e Kosovës në Bruksel, duhet të ketë staf të paktën 200 veta.

Ai ka thënë se ky staf do të mbështeste Kosovën në proceset e integrimeve evropiane, liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimit në NATO.

“Në Bruksel duhet t’i kemi mbi 200 veta, minimum për procesin ku jemi. Në procesin e integrimit evropian, në proces të liberalizimit të vizave, në proces të anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe NATO”, ka deklaruar Abazi në Pressing të T7.

Abazi ka thënë se ministrja e Jashtme duhet ta mbështesë edhe ambasadën e Kosovës në SHBA.

“Tjetra që është shumë e rëndësishme, që ministrja e punëve të jashtme duhet ta pajisë ambasadën e Kosovës në SHBA edhe me staf shtesë edhe me pajise. 4 vetë punojnë në ambasadë, me ambasadorin. Unë mendoj që në SHBA duhet të kemi plan strategjik të veprimit, bashkë me stafin”, ka thënë Abazi.