Mediat boshjake kanë publikuar një video të incidentit para një klubi nate në Sarajevë kur një burrë e sulmon një femër, e më pas “han shpulla” nga boksieri i MMA-së, Denis Stojniq.
Siç shkruan Klix.ba, kamerat e sigurisë të dielën e kanë kapur momentin kur një femër largohet nga klubi dhe niset rrugës.
Pas saj vrapon një burrë i cili menjëherë e kap për flokësh dhe fillon ta godasë, shkruan Ballkani.info.
Që ta ndalojë dhunën ndaj femër, nga klubi del shpejt edhe pronari i objektit, Denis Stojniq, i cili njihet si boksier i MMA-së në Bosnje.
E sulmon vajzën para klubit, por më pas “han dajak” nga boksieri boshnjak i MMA-së
