E shqelmoi lypësin në Prishtinë, Tomë Gashi thotë se nuk duhet të arrestohej nga Policia

Avokati Tomë Gashi është përgjigjur në pyetjen se pse nuk u arrestua nga policia e Kosovës në momentin që e shqelmoi një lypsar në sheshin e Prishtinës.

Gashi tha se ai rast nuk ka qenë sulm por vetëm një heqje e shportës ku lypësi mblidhte paratë.

“Ajo ka qenë një moment t’u shku ne televizion dhe unë thjesht kam folur me të dhe i thashë na lodhe me këto bërtitma, ai ka thënë diçka tjetër dhe unë ja kam heq shportën. Nuk është një veprim që duhet me u vlerësu por po them se s’duhet me u arrestu” ka thënë ai.

Avokati sot ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar drejtë kur e arrestoi Dardan Molliqajn në oborrin e zyreve të Televizionit 7 gjatë shkuarjes në debatin në emisionin “Pressing”.