Në dhjetor të vitit 2022 në spitalin Rajonal të Pejës një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një foshnje e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe, e për këtë, Drejtori i spitalit, Dr.Fazli Shala mori vendimin për shkarkimin nga pozita të Dr.Muhamet Halitaj, bashkë me disa punonjës të tjerë të spitalit, mirëpo e gjitha kjo u shfrytëzua edhe për avancimin e njerëzve të partisë së tij në pozita drejtuese.
Kujtojmë se Dr.Fazli Shala zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në qershor të vitit 2020, bashkë me 11 kolegët e tij dhe se i shkarkuari z.Halitaj, vinte nga Partia Demokratike e Kosovës.
Dr.Halitaj, i cili pas shkarkimit paralajmëroj se do të bëjë ankesë pranë gjykatës Themelore në Pejë, ajo me datë 16.06.2023 lëshoj një vendim ku thuhet se ankesa e Muhamet Halitaj aprovohet në tërësi si e bazuar dhe se vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit Rajonal të Pejës është i kundërligjshëm.
Ky është njoftimi i plotë i tij.
REAGIM ME SHKAS!
Të nderuar miq,
Ju njoftoj se Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur të kundërligjshmëm vendimin e drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dr. Fazli Shala, me të cilin më kishte shkarkuar padrejtësisht nga pozita e Drejtorit Mjekësor të këtij institucioni shëndetësor, duke tentuar të më bëj padrejtësisht përgjegjës në rastin e futjës së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.
Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në poziten e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Arsye e këtij skenari të turpshëm të dr. Shales ishte mbrojtja e përsonave përgjegjës të lidhur me rastin, e që është vet ai si drejtues i spitalit, në aspektin moral, pastaj drejtorit të administratës, që është mik i tij. Mik i politikës. Mik i partisë në pushtet, i Vetëvendosjes, që i solli ata në këto pozita menaxhuese. E qëllimi ishte i qartë, eliminimi i njerëzve me urdhër partiak që kanë bindje tjera politike.
Z. Shala ishte treguar i zellshëm ndaj urdhërave partiak kur kishte nxjerrë vendimin e kundërligjshëm. Se kur tundohesh nga lakmia për pushtet, humb arsyen, tjetërsohesh. Nuk e vlerëson profesionalizmin, kolegialitetin, miqësinë e gjatë, kontributin e dhënë për shëndetësinë, madje përpiqesh ta diskreditosh përmes formave më të ulëta.
Kjo le t’i mbetet në ndërgjegjen e njollosur atij dhe atyre që vepruan aq ulët. Ndërsa, unë do t’i qëndroj pas vendimit të gjykatës që e vërtetoi pastertinë time.
Ju jam mirënjohës dhe njëkohësisht ju falënderoj të gjithë ju miqëve të mi që u interesuat aq shumë rreth këtij rasti, përmes telefonatave e mesazheve të shumta.
“Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore.”
Me Respekt Dr.Muhamet Halitaj
Vendimi i Gjykates Themelore në Pejë








