I arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, është lajmëruar sërish në rrjetet sociale pasi të enjten në mbrëmje e sfidoi shtetin se nuk do të arrinte ta kapte.
Ai, sot në një deklarim në rrjetin social TikTok ka thënë se e ka përfunduar burgun.
“Për burg ma unë e kam kry burgun, un mbramë ju kam thanë o shokë, nuk ështl puna që s’po dua me ju përgjigj drejtësisë, unë e kam kry burgun o vëlla. Paq jam, i kam kry 2/3 tat”, tha ai.
Tutje, ai ka akuzuar edhe oficerët në burgun e Smrekonicës.
“Veç burg ma të poshtër se Smrekonica, oficerë dhe udhëheqësa më të poshtër jeta jem s’ka pa”, deklaroi Hajrizi.
Hajrizi, po bashkëbisedonte në TiKTok me Shani Tafollin, i njohur si Shani Tmerri, edhe ky i njohur për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë.
@majmuni_02 #fatonhajrizi #shanitmerri #shqip #viral #fyp #shqip #skenderaj #gjilan #prishtin #vushtrri #mitrovic #prizren #drenas🇽🇰 #malishev ♬ original sound – MAJMUNI_02







