E ripërsëritë Daut Haradinaj: Rasti ‘Pandora’ është rast për prokurorinë, qytetarët duhet ta mësojnë të vërtetën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij lidhur me rastin ‘Pandora’ në Kryeqytet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky rast është për Prokurorinë.

“Edhe pas shumë vitesh po e ripërsëris: Rasti Pandora është rast për Prokurorinë. Qytetarët e Prishtinës e meritojnë ta dijnë të vërtetën rreth Pandorës”, ka shkruar Daut Haradinaj.