“E rëndon ushqimin kryeministri”: Nuk po han më vetëm sendviq, tani po han edhe ajvar

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDK’ja, Driton Selmanaj tregoi në një debat se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përveç sandviqëve, tani po ushqehet edhe me ajvar.

I pyetur se me çfarë sandviqi e preferon Hoti, Selmanaj tha se kryesisht është modest dhe se tani po ushqehet edhe me ajvar të Rahovecit.

“Me ajvar të Rahovecit, të Krushës, por kjo është baza ditore e tij, është kryeministri më i mirë që kemi pasë”, tha ai.

Kujtojmë që veprimi i Hoti duke u ushqyer me sandviq ishte kritikuar dhe cilësuar si veprim populist