E rëndë: Vetura përplas biçikletën, vdes 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar humbi jetën pasditen e djeshme në një aksident rrugor te rrethrrotullimi TEG-Farkë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Viktima U. P po lëvizje me biçikletë kur është përplasur nga një automjet.

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit, E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Nga ana e bluve vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.