E rëndë: Rahovecasi rrah gruan për higjienë të shtëpisë, e godet me grushte në vesh

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Th., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 31 maj 2022, në Komunën e Rahovecit, në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Sh. Th., shkakton dhunë në familje, përkatësisht i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij E.B.

Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me te dëmtuarën, dhe pas një fjalosje që kishin pasur të njëjtën ditë rreth higjienës së shtëpisë, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022.