E rëndë në Tiranë, merr flakë një shtëpi dhe vdes e moshuara që jetonte e vetme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”.

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën e moshuara që jetonte e vetme.

Ajo është identifikuar me inicialet M.B., 90 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.