E rëndë në Francë| “Duhet të vrasim Macronin”, i riu godet 20 herë me thikë priftin dhe murgeshën

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar në zgjedhjet presidenciale që janë dukë u zhvilluar, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë.

Një person ka sulmuar me thikë një prift dhe një murgeshë, ndërkohë që bërtiste: Duhet të vrasim Macronin.

Prifti, i quajtur At Christophe, u godit 20 herë me thikë, ndërsa një murgeshë e moshuar gjithashtu mësohet se është goditur me thikë në dorë ndërsa përpiqej të mbronte priftin në kishën Saint-Pierre-d’Arène në Nice.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se jeta e priftit nuk ishte në rrezik, pavarësisht raporteve se ai është në një gjendje kritike. Ai shtoi se autori 31 vjeçar tashmë është vënë nën pranga, raportojnë mediat britanike, shkruan javanews.

Kryetari i bashkisë së Nice, Christian Estrosi zbuloi se sulmuesi ka qenë subjekt i monitorimit psikiatrik.

Ai ka qëndruar në disa raste në spitalin Sainte-Anne për pacientët me sëmundje mendore.