E rëndë në Durrës, mbytet në det një fëmijë 6 vjeç nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pak momente më parë. Një fëmijë është mbytur në det, pranë Pistës Iliria. Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Atij i është dhënë ndihma e parë, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë. Fëmija që humbi jetën ishte 6 vjeç. Ai ishte bashkë me prindërit në plazh. Burime nga policia sqarojnë se fëmija është nxjerrë nga deti nga disa pushues.

Bëhet fjalë për një familje kosovare, që ishte me pushime në Durrës. Fëmija është shkëputur nga prindërit dhë është futur ne det, ku edhe është mbytur.

loading…