E rëndë: Fëmijët gjejnë trupin e pajetë të infermieres në park

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në një park në Londër. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të dielën, 12 dhjetor, në orët e mesditës.

Mësohet se trupi i pajetë i gruas i përket një infermiereje, e cila rezultonte e zhdukur prej dy javësh, shkruan “The Guardian”.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçare me origjinë çeke.

Në këtë fazë shkaqet e zhdukjes dhe të vdekjes së gruas mbeten ende të panjohura.

Sipas një dëshmitar trupi i pajetë është gjetur nga një grup fëmijësh, teksa luanin në park.