E rëndë: Djali vret nënën në Shkup

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Shkup.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 62 vjeçari nga Shkupi është arrestuar me dyshime se ka vrarë nënën e tij.

“Sot (16.10.2021) në ora 7:50, në rrugën “23 tetori”, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Aerodrom kanë privuar nga liria I.T (62) nga Shkupi për arsye se dyshohet se në ora 6:30 në shtëpinë e tij, me objekt të mprehtë ka vrarë nënën e tij V.T (84_ nga Shkupi e cila ka humbur jetën”, thuhej në njoftimin e MPB-së, shkruan zhurnal.mk.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.