E rëndë, babai gjen të vdekur vajzën 3-vjeçare brenda në lavatriçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes pasi u gjet në një lavatriçe, sipas mediave të huaja.

Ka qenë babai dhe një pjesëtar i familjes që gjetën 3-vjeçaren rreth orës 22:30.

Fëmija ishte në gjendje kritike kur u shpëtua por u deklarua e vdekur pak pas orës 23:30.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së saj. Sipas deklaratave të babait, 48 vjeç, dera e lavatriçes ka qenë e mbyllur në momentin që ata zbuluan vendndodhjen e vajzës.