E rëndë: 28-vjeçarja vdes nga Covid-19 pak ditë pas lindjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga koronavirusi pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë.

E reja nga Vloçishti i Korçës ishte e shtruar në këtë spital dhe ndodhej në intubim prej dy ditësh.

Nuk dihet ende nëse e ndjera ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.