E rëndë! 11-vjeçari qëllon veten me armën e shërbimit të babait polic

Një djalë 11-vjeçar në Itali ka qëlluar veten me armën e shërbimit të babait që punonte si karabinier. Si pasojë e plumbit që mori në kokë, i mituri vdiq, ndërsa nga hetimet e para ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Sipas mediave italiane, fëmija kishte qenë vetëm në dhomë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme. Menjëherë u njoftua shërbimi i urgjencës, por i mituri nuk arriti të mbijetojë.

Karabinierët e sektorit të hetimeve shkencore të Firences mbërritën në banesë, ku ngushëlluan babanë e djalit, ndërsa mësohet se edhe nëna këtij të fundit punonte si efektive e policisë bashkiake. Miqtë dhe mësuesit e 11-vjeçarit, janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.