E quajti “rrugaçe”, çfarë nuk u transmetua në ekran nga përballja e ashpër Sindi-Arjan

Në “Për’puthen” janë bërë të përditshme debatet e ashpëra mes konkurrentëve.

Edhe analisti Arjan Konomi, ndonjëherë ndërhyn duke esklauar situata edhe në ofendime.

Ditë më parë pati një debat mes Sindit dhe Arjanit, i cili duket se kishte eskaluar situata.

Arjani përdorë edhe gjuhë ofenduese ku për një moment harron pozitën e tij.

Është bërë një përballje e fortë mes dyshes, ku duket se nuk është transmetuar pjesa e plotë.

Opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke treguar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.

“E dashur Sindi, me vjen keq per ty qe ofendimet karshi personit tend jo vetem nuk paskan fund por rridhkan fort si nje ujvare e eger. Mllefe te medha duhet te jene akumuluar, por a ka mllef qe e justifikon fjalen ‘rrugace’ ndaj nje vajze te re 22 vjecare? Shpesh je gjykuar se ngre tonin, nervozohesh, ofendon, por askush nuk pyeti rrjedhoje e kujt vijne këto reagime te tuat? Si natyre kurioze qe jam( e di qe shume do thone c’te duhet ty ndaj Po e specifikoj me pare) , do te doja te dija cilat jane ato vajza, gra, motra, nena qe e presin fjalën ‘rrugace’ nga te tjeret me nje qetesi zen dhe pa u merzitur, qare apo nervozuar? O Te dalin hapur se qenkan o shenjtore e do I shpallim heroina ose ka dicka qe nuk shkon me to! Perpara se te gjykoni dike, kerkoni te shihni te verteten dhe jo metrazhe filmi te keputura! Uroj qe e verteta te transmetohet per ty Sindi, pasi rasti yt sinqerisht po me duket I patolerueshem dhe antisocial!!! PS: UROJ TE TE TRANSMETOHET DEBATI YT ME “MENTORIN” .MJAFT E NDIHMUAN TE DALI POZITIV DHE E I DREJTE NE SY TE PUBLIKUT. BISHTI QENIT, BISHT QENI MBETET SADO TA ZBUKUROJNE!”, ka shkruar Meridiani.