E quajnë “shqiptari çetnik”, ja si reagon Dritan Abazoviq

Kushti i koalicionit tonë është qeveria e ekspertëve që njerëz me dinjitet të na udhëheqin. Regjimi do të bëjë çdo gjë, mafia po ashtu, do tentohet të nxiten incidente, ndërsa obligimi ynë është të tregojmë mençuri edhe përgjegjësi tha Dritan Abazoviq bartës i listës “E zeza në të bardhë” në intervistën për “Kurir”.

“Në këto zgjedhja janë mposhtur vetëm mafia dhe krimi i organizuar, qytetarët e asnjë bashkësie fetare a kombëtare apo politike nuk duhet të ndihen të humbur”, tha ai.

Në lidhje me problemet që mund të shfaqen për formimin e qeverisë së re dhe mundësisë që të bashkohet me DPS të Gjukanoviqit, Abazoviq tha se njerëzit kanë votuar për ndryshime dhe nuk do i zhgënjejmë.

“Platforma jonë është i qartë që nga fillimi për ne votuan ata që duan ndryshime dhe ne nuk guxojmë të i zhgënjejmë. Përkundër mijëra thirrjeve dhe porosive që kam marr nga regjioni, Dritan Abazoviq e jep fjalën se ai edhe koalicioni nuk do të bien pre e presioneve” tha ai.

Në Malin e zi një serb nga opozita është shprehur njëjtë – Dritani është i fundit që mund të tradhtoj, a frikësoheni në tradhti nga opozita?

“Nuk di për çfarë tradhtie flitet? Por, Dritan asnjëherë askënd nuk e ka tradhtuar dhe çdo gjë që ka thënë në jetën politike ka mbetur prapa atij qëndrimi. Të vetmit që mund të tradhtojnë janë ata që kanë tradhtuar edhe më herët dhe ka nga të gjitha opsionet këta janë njerëz që iu nënshtrohen presioneve. Kur nuk kalojnë presionet e dimë çka duam”, tha Abazoviq.

Në pyetjen se nëse në rend dite në qeverinë e ardhshme gjendet çështja e tërheqjes së njohjes së Kosovës, Abazoviq tha: “Natyrisht se do të jemi kundër dhe mendoj s kjo çështje nuk do të vij në rend dite. Nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Pres që edhe Prishtina e Beogradi në të ardhmen të gjejnë gjuhën edhe marrëveshjen që qetëson tensionet dhe mundëson pajtimin.. Paqja nuk ka çmim dhe ne të gjithë duam paqe, këtu askush nuk do luftë , por jetë, zhvillim biznes..”

Në pyetjen se si e komenton deklaratën e akademikut serb Beçkoviq që ka thënë se po të vinte shqiptari Dritan Abazoviq në Beograd rinia do ta mbante në duar?

“Nuk jam fans i Beçkoviqit dhe deklaratave të tij posaçërisht ato nga e kaluara. Kam lexuar këtë deklaratë nuk duhet askush askënd ta mbaj në duar, të gjithë po bëjmë atë që dimë më së miri. Unë do të vij me kënaqësi në Beograd si shkoj me kënaqësi në vendet e regjionit. I gëzohem takimeve dhe mendoj s ena duhet pajtim më i madh. Unë jam kontribut në pajtim”, tha Abazoviq.

Lidhur me tejkalimin e situatës mes Malit të Zi e Serbisë dhe pajtimin, Abzoviq tha” Me shembull personalë duhet treguar se populli nuk është në konflikt, por pushteti nga interesi personal e ndan popullin. Nëse punojmë më shumë në integrim dhe lehtë do të kuptohemi, Kur nuk ka propagande me qëllim, kur shtrëngoni dorën edhe me ata që mendojnë ndryshe, nuk është qëllimi të luftojmë për shqiptarët, serbët, malazezët por për njerëz. Mes dy vede ka tensione sepse ai ishte interes i pushtetit, një nga interesat jetike të Malit të Zi janë raportet e mira fqinjësore”.

Lidhur me shkrimet se shqiptari Dritan Abazpviq vendos për të ardhmen e Malit të Zi dhe ndjenjës që jep kjo, Abazoviq tha se “ Nëse më takon ajo përgjegjësi, që nuk e kam pritu se do të vendos për të ardhmen e vendit, e pranoj si sfidë. Kam jetuar për ditën që sjell ndryshime”.

Lidhur me nofkën “shqiptari çetnik” , Dritan Abazoviq tha: “Përherë jam ndier mirë edhe kur më sulmojnë edhe kur më lavdërojnë. Shqiptari çetnik u bë sinonim i luftë kundër krimit të organizuar edhe korrupsionit dhe gëzohem kur shumë serb e malazez thonë për vete ‘ jam shqiptar çetnik’. Nëse shqiptari çetnik është sinonim i ndryshimeve le të mbetet pjesë e fushatës”.

Ndërsa lidhur me vështirësitë e krijimit të qeverisë, ai u shpreh “Do të jetë vështirë, Do të jetë sfiduese, pasi për herë të parë po ndodhin ndryshimet. Do të jetë rrugë me gjemba, po është ajo që është. Nuk do doja që qytetarët të kenë pritje s kjo do bëhet brenda natës dhe menjëherë. Duhen vendime të qarta, mençuri sepse pushteti do të sabotoj gjithçka”…