Veton Elshanin

E pyeti për simbolet ruse në veri, Elshani gazetares ukrainase: Ne i duam amerikanët, ata rusët

Një gazetare nga Ukraina ka realizuar një reportazh për veriun e Kosovës, duke u fokusuar në gjendjen e atjeshme 25 vjet pas lufte.

Gjatë intervistës me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin, gazetarja bëri një pyetje rreth shenjave ruse në veri.

Me një dozë humori, Elshani u përgjigj: “Ne i duam amerikanët, ata i duan rusët”.

Kjo video është bërë virale në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të përgjigjes së veçantë të Elshanit.

Ndryshe në komunat veriore të Kosovës ka pasur simbole pro Rusisë.