Fitorja e Trump

“E pritur prej kohësh”, Orban i gëzohet fitores së Trumpit në Iowa

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi zgjedhjet paraprake në Iowa të hënën në mbrëmje, në garën e parë të emërimit shtet pas shteti që Partia Republikane do të përdorë për të zgjedhur kandidatin e saj, që do të përballet me presidentin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Këtij lajmi i është gëzuar kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka shpërndarë lajmin në profilin e tij në X.

“Një fitore e pritur prej kohësh”, ka shkruar ai.

Kjo lëvizje e tij vjen derisa Parlamenti Europian po shqyrton opsionet ligjore për lirimin e fondeve nga Komisioni Europian për Hungarisë.

Grupet kryesore politike të Parlamentit Europian kanë rënë dakord për një projekt-rezolutë kompromisi që i hap rrugën një sfide të mundshme ligjore që e synon vendimin e Komisionit Europian për t’i liruar rreth 10 miliardë euro të destinuara për Hungarinë.

Në draftin e PE-së, të datës së sotme dhe të parë nga Guardian, rikujtohet gjithashtu mundësia që Parlamenti Europian të përdorë çdo masë ligjore dhe politike që ka në dispozicion, nëse Komisioni lëshon fondet pa plotësuar kriteret ose nëse nuk siguron zbatimin e plotë të legjislacionit përkatës”.

Trump siguroi më shumë se gjysmën e votave, rreth 51 për qind, ndërsa guvernatori i Floridës Ron DeSantis u rendit i dyti me 21 për qind dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, mënjeherë pas tij me 19 për qind.

“Kjo ishte një përvojë e jashtëzakonshme”, u tha ish presidenti Trump mbështetësve të tij në një fjalim në Des Moines. “Ata thanë, mirë, nëse fitoni me 12 për qind, kjo do të jetë një fitore e madhe. Do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur. Epo, unë mendoj se e kemi dyfishuar atë”.

Shifra që kandidatët do të shikojnë gjatë gjithë procesit të emërimit është numri i delegatëve, meqë një kandidat fiton emërimin nëse fiton shumicën, që është 1215 delegatë.

Rëndësia e Ajovas si gara e parë në kalendar është relativisht e vogël për sa i përket delegatëve, me zotin Trump që fitoi 20, zotin DeSantis që mori tetë dhe zonjë Haley me shtatë delegatë.

Tre kandidatët kryesorë shfaqën besim pas zgjedhjeve paraprake të së hënës, ndërsa bëhen gati për garën e radhës në New Hampshire javën e ardhshme dhe zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut në fund të muajit shkurt.