E pranon sekretari i MSH, një maskë u ble 20 euro, një alkool 14 euro

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me tenderët në kohë pandemie dhe keqpërdorimet që janë bërë.

Bardiqi njoftoi se kërkuar të anulohet tenderi prej 8 milionë eurosh si shkak i keqpërdorimeve në të cilin është paraparë rritja e çmimeve të masave mbrojtëse.

Vlera e tyre në vitin 2019 ka qenë 1.40 euro kurse gjatë pandemisë maska ka pas vlerën prej 20 euro e alkooli 14 euro.
“8 milionë e 100 mijë euro është parë tenderi për pajisjet higjienike. Kemi marrë për bazë vlerat ekzistuese në treg që kanë qenë të mëparshme në vitin 2019, FF2 (maska) ka qenë vlerë 1 euro e 40 cent, në aktivitetin e parë të prokurorimit ka ardhur me çmime marramendëse siç 20 euro për një maskë dhe 14 euro për alkool. Kam kërkuar që ky tender të anulohet për shkak keqpërdorimit”, tha Bradiqi, transmeton EO.

Bradiqi tha se nga Policia iu është raportuar se këta operator ekonomik kanë të drejtë të rrisin çmimet pasi nuk ka ligj që i sanksionon.

“Kam ftuar Policinë dhe Autoritetin e Konkurrencës për këto çmime abuzuese. Nga Policia me kanë thënë se kanë të drejtë dhe nuk ka ndonjë ligj që i sanksionon për çmime të tilla operatorët ekonomik. Këto mjete nuk janë te MSh, por të organizatës buxhetore ShSKUK”, tha Bradiqi.

Bardiqi po ashtu theksoi se për çdo person i cili riatdhesohet, mbetet nën kompetencat e Ministrisë se Shëndetësisë se a duhet të karintinohet ose jo.