E pranon Sarri, Juventusi e do Champions Leaguen

Champions League, është objektivi numër një sërish i Juventusit.

Juve nuk e ka fituar trofeun e Champions League për më shumë se 20 vite, nuk e bëri këtë as me trajnerin Max Allegri, që ndërtoi skuadër të fuqishme.

Atë që nuk e bëri Allegri, do të tentojë ta bëjë Maurizio Sarri.

“Kemi ende hapësirë për t’u përmirësuar. Objektivi ynë është që t’i shkojmë deri në fund Champions Leagues, por është garë që vendosin momentet”.

“Nesër kemi ndeshje të vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Leverkusen është ekip që ka pasur posedimin e topit më së shumti këtë sezon në Bundesliga dhe janë të mirë fizikisht”.

“Pres rezultat të mirë nesër. Është e vështirë dhe ndeshja jonë e parë në shtëpi, më pas do të mendojmë për atë të radhës”.

loading…