E pranon Kurti: Punësova 4 anëtarë me libreza të Vetëvendosjes në Borde të Ndërmarrjeve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka pranuar se ka punësuar njerëz të partisë nëpër Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Kurti e ka pranuar se sa ishte kryeministër i vendit ka emëruar katër persona me libreza të Vetëvendosjes në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Ai arsyetohet se kjo ndodhi pasi nuk kishin kohë të mendonin dhe vetëm kishin vepruar duke emëruar njerëz nëpër Borde.

“Prej 39 vetave sa ishin në atë kohë, që i vendosëm pastaj ka pasur edhe tjerë shkoi numri në 50, është e vërtetë që fatkeqësisht kanë qenë katër me libreza të Lëvizjes Vetëvendosje, asnjëri me pozitë në strukturë, por nuk kemi shkelur asnjë ligj dhe rregull pasi nguteshim, dëshironim të vepronim shpejt”, tha Kurti në KTV.

Po ashtu Kurti akuzoi LDK-në për afërsi me presidentin Hashim Thaçi dhe së bashku e rrëzuan atë nga pushteti.