E pëson infermieri i QKUK’së: Gjobitet për mos vendosje të maskës në veturë, gjë që nuk parashihet me ligj

Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës të cilën ishte duke e vozitur. Bëhet fjalë për infermierin e Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema, i cili ka punuar për 1 muaj në intensivën e Mjekësisë Sportive ku trajtohen rastet e rënda me Covid.

Në Fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “I njëjti gjat vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtse ndaj COVID-19”.

Gjoba është shqiptuar nga Policia në rajonin e Gjilanit, në kohën kur Dema po voziste veturën dhe brenda ishin bashkëshortja e tij dhe fëmijët.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës obligon mbajtjen e maskave jashtë shtëpisë, ndërsa Ligji i miratuar anti Covid ka përcaktuar gjobën prej 35 euro për mos mbajtjen e maskave por nuk ka specifikuar se në cilat rrethana duhet të dënohen qytetarët.

Image

Ky mund të jetë një lëshim i mundshëm ne ligjin për luftimin e pandemisë COVID-19, apo edhe keqinterpretim i ligjit në fuqi nga ana e zyrtarëve policor.

Më poshtë keni nenin 24 të ligjit nr 07/L-006.